KORREKT / SOT24 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Pjesëtarët e FSK-së përfundojnë me sukses kursin ndërkombëtar në Kroaci

Pjesëtarët e FSK-së përfundojnë me sukses kursin ndërkombëtar në Kroaci

Përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë përfunduar me sukses Kursin Ndërkombëtar për Nënoficerët e Lartë të Komandës, të mbajtur në Akademinë Ushtarake “Dr. Franjo Tugjman” në Kroaci, së bashku me pjesëmarrës nga 11 shtete.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, përmes një postimi, ka theksuar se avancimi i edukimit dhe zhvillimi profesional i pjesëtarëve të FSK-së mbeten ndër prioritetet e vazhdueshme të Ministrisë së Mbrojtjes.

Sipas tij, pjesëmarrja në programe të tilla ndërkombëtare krijon mundësi për ngritjen e kapaciteteve profesionale, shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e bashkëpunimit me vendet partnere.

Maqedonci ka uruar pjesëtarët e FSK-së për përfaqësimin e Republikës së Kosovës në këtë program ndërkombëtar.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.