Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh në qytetin e Vushtrrisë, afër parkut të qytetit, raporton Klankosova.tv.
Sipas pamjeve të siguruara nga Klankosova.tv një veturë ka humbur kontrollin dhe ka rënë nga ura.
Si pasojë, shoferi i automjetit është dërguar menjëherë me emergjencë për trajtim mjekësor.
Për momentin, gjendja shëndetësore e shoferit ende nuk dihet.
Policia dhe ekipet emergjente kanë dalë në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat se si erdhi deri te ky aksident.
Klankosova.tv ka kontaktuar me policinë e Kosovës për konfirimim zyrtar, por deri në publikimin e këtij artikulli nuk ka marrë ndonjë përgjigje.
Burimi: klankosova.tv ↗

