Godina e Ministrisë së Mjedisit në Tiranë është përfshirë nga flakët, pasi protestuesit kanë hedhur kokteje molotovi në drejtim të objektit. Si pasojë, zjarri ka përfshirë derën hyrëse të institucionit.
Gjatë protestës, demonstruesit kanë sulmuar edhe godinën e Bashkisë së Tiranës, ku kanë thyer dritaret e objektit.
Ndërkohë, situata në kryeqytetin shqiptar vijon të jetë e tensionuar. Përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë kanë qenë të ashpra, ndërsa sheshi “Skënderbej” dhe bulevardi “Dëshmorët e Kombit” janë mbuluar nga gazi lotsjellës.
Burimi: lajmi.net ↗

