Janë shënuar sërish tensione në protestën e sotme, e cila po mbahet jashtë Kuvendit, ku në të njëjtën kohë brenda Parlamentit po mbahet seanca e radhës plenare.
Sipas raportimeve, tensione janë shënuar përpara selisë së Partisë Demokratike, ku protestuesit kanë bllokuar rrugën, duke zhvendosur dhe hapur koshat e mbeturinave në rrugë.
Ndërkohë, pas këtij incidenti kanë ndërhyrë forcat e Policisë, të cilat kanë vijuar me zhvendosjen e protestuesve dhe zhvendosjen në krah të rrugës të koshave të mbeturinave. /Euronews.al/