Prishtina ka shënuar një fitore të rëndësishme sonte në Superligën e Kosovës, duke e mposhtur Drenicën me rezultat të pastër 3:0, në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Heroi i kryeqytetasve ishte Assane Diatta, i cili zhvilloi një paraqitje fantastike, duke realizuar het-trik dhe duke vulosur triumfin e bardhekaltërve.
Me këtë fitore bindëse, Prishtina dëshmon edhe një herë ambiciet e saj për të luftuar në kreun e tabelës, ndërsa tifozët kryeqytetas kanë arsye të festojnë pas një mbrëmjeje të madhe në “Fadil Vokrri”.
Burimi: dukagjini.com ↗

