KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Bastoni në pritje të ofertave, Barcelona shpreh interesim

Bastoni në pritje të ofertave, Barcelona shpreh interesim

Barcelona ka marrë një sinjal pozitiv në përpjekjen për të transferuar mbrojtësin e Interit, Alessandro Bastoni, pasi e ardhmja e reprezentuesit italian në “San Siro” vazhdon të mbetet e paqartë.

Sipas gazetarit italian Pasquale Guarro, drejtuesit e Interit dhe përfaqësuesit e Bastonit kanë zhvilluar së fundmi një takim, por palët nuk kanë hyrë ende në negociata konkrete për rinovimin e kontratës, transmeton IndeksOnline.

Raportohet se të dyja palët kanë vendosur të presin për të parë se çfarë ofertash do të paraqiten në treg për 27-vjeçarin, përpara se të marrin një vendim përfundimtar për të ardhmen.

Kontrata aktuale e Bastonit me klubin zikaltër skadon në qershor të vitit 2028, çka i jep Interit ende kohë për ta bindur lojtarin të vazhdojë bashkëpunimin.

Megjithatë, mungesa e përparimit në bisedimet për një marrëveshje të re e ka rikthyer mundësinë e largimit të tij në qendër të vëmendjes.

Në këtë situatë, Barcelona mbetet një nga klubet që e vlerëson më së shumti profilin e mbrojtësit italian dhe e mban atë lart në listën e objektivave për përforcimin e repartit defensiv.

Drejtuesit katalunas e kishin shqyrtuar seriozisht transferimin e tij edhe gjatë afatit kalimtar të verës, madje kishin zhvilluar kontakte me përfaqësuesit e lojtarit për t’u informuar mbi kushtet e transferimit – por kërkesat e larta financiare të Interit e bënë të pamundur konkretizimin e marrëveshjes në atë kohë. /IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.