KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

ICMG-ja ia jep 10 ditë ultimatum Kosovës për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

ICMG-ja ia jep 10 ditë ultimatum Kosovës për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare (ICMG) u ka dërguar një ultimatum krerëve të institucioneve të Kosovës lidhur me organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”, ka mësuar Paparaci nga burime të mirëinformuara.

Sipas këtyre burimeve, ICMG-ja i ka dhënë afat Komitetit Organizativ që deri më 30 nëntor të nisin punimet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Në të kundërtën, Kosovës rrezikon t’i merret e drejta për organizimin e Lojërave Mesdhetare. Afati i vendosur është dhjetë ditë nga sot.

Komiteti Organizativ udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti. Në përbërjen e tij janë edhe përfaqësues të Komitetit Olimpik të Kosovës, Komunës së Prishtinës dhe ministrive përkatëse. Pjesë e Bordit është edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Ligji për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” përcakton përgjegjësitë e institucioneve për organizimin e tyre dhe financimin e projekteve të nevojshme. Qeveria obligohet të sigurojë financimin publik prej së paku 253.4 milionë eurosh.

Pallati i Rinisë është një nga projektet prioritare infrastrukturore për Lojërat.

Organizimi i Lojërave Mesdhetare është shoqëruar me përplasje mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.

Rama e ka kritikuar Qeverinë për mungesë koordinimi dhe mosrealizim të obligimeve, ndërsa në tetor publikoi një letër të ICMG-së, në të cilën ngriheshin shqetësime për obligimet financiare dhe administrative të Kosovës.

Në atë letër, Komiteti Ndërkombëtar kishte paralajmëruar shqyrtimin e së ardhmes së organizimit të Lojërave më 19 dhjetor.

Qeveria, në anën tjetër, ka siguruar se do të jetë garantuese e organizimit të tyre.

Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” pritet të mbahen nga 24 korriku deri më 4 gusht 2030.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.