KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Policia Financiare ka ngritur kallëzim penal ndaj pesë personave dhe dy kompanive në Maqedoni, dyshohen për pastrim parash

Policia Financiare ka ngritur kallëzim penal ndaj pesë personave dhe dy kompanive në Maqedoni, dyshohen për pastrim parash

Policia Financiare ka ngritur kallëzim penal ndaj pesë personave dhe dy kompanive për pastrim parash, mashtrim, falsifikim të librave afaristë dhe shmangie të tatimit.

Sipas hetimit, pronari i një kompanie nga Shkupi, D.K., në vitin 2022 ka lidhur kontratë me një kompani sllovene për shitjen e binarëve hekurudhorë, në vlerë prej mbi 21 milionë denarësh.

Ai ka marrë parapagim prej 283 mijë eurosh, por nuk i ka dorëzuar binarët dhe as nuk i ka kthyer paratë.

Më pas, rreth 16.7 milionë denarë janë transferuar përmes një fature fiktive për gjoja blerjen e këmbëve të pulës, ndërsa paratë kanë përfunduar në llogarinë e një personi tjetër.

Policia dyshon se paratë më pas janë konvertuar në valutë, tërhequr në “cash” dhe përdorur për blerjen e një automjeti. Gjithashtu dyshohet për fshehje të transaksioneve dhe shmangie të tatimit prej rreth 1.9 milionë denarësh

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.