KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Polici në Prizren gjatë patrullimit natën ndalon të riun e armatosur me pistoletë dhe thikë

Polici në Prizren gjatë patrullimit natën ndalon të riun e armatosur me pistoletë dhe thikë

Policia e Kosovës bën të ditur se gjatë së dielës në një patrullim rreth orës 01:30 të mëngjesit ka hasur një automjet me katër persona, ndërsa te njëri prej tyre ka gjetur armë dhe thikë.

Në njoftim bëhet e ditur se gjatë kontrollit rutinë, tek i dyshuari V. B., mashkull rreth 22 vjeçar nga Peja, është gjetur një pistoletë me tetë fishekë të kalibrit të panjohur si dhe një brisk me hapje tehu rreth 9 cm.

“I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor, ku në prani të avokatit mbrojtës është intervistuar. Për rastin janë njoftuar polici hetues kujdestar, njësiti i krim-teknikës si dhe prokurori kujdestar”, thuhet në raport.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe armët janë sekuestruar. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.