Tre talentët nga Kosova kanë lënë sërish gjurmë në ekipet e të rinjve së Bayern Munichut, respektivisht Stuttgartit.
Sulmuesi që shumë shpejtë mund ta zgjedhë Kosovën, Yll Gashi ka gjetur golin në përballjen ndaj Lille në Ligën e Kampionëve për të rinj.
Bayerni fitoi me rezultat 2-3, ndërsa Gashi shënoi golin e dytë për të realizuar pas asistimit të Assomos.
Po në këtë sfidë, nga lëndimi u kthye Erblin Osmani, i cili mungoi në dy ndeshjet e nëntorit me Kosovën. Ai u inkuadrua në minutën e 73-të, duke u zëvendësuar me Gashin.
Osmani faktikisht ishte afër edhe të realizonte një tjetër supergol nga distanca, por këtë herë fati ishte në anën e skuadrës franceze, duke goditur shtyllën.
Në anën tjetër, Enis Rexhepi ka vazhduar të bëjë atë që di më së miri, të shënojë gola.
Talenti nga Presheva vulosi fitoren e madhe të Stuttgartit prej 0-3 ndaj Interit, për të shënuar në minutën e 59-të.
Ky ishte goli i shtatë për Rexhepin në kompeticionin më të rëndësishëm për të rinjtë./Telegrafi/

