KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Pjesëtarët e FSK-së përfundojnë trajnimin e zhytjes në Shqipëri

Pjesëtarët e FSK-së përfundojnë trajnimin e zhytjes në Shqipëri

Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë përfunduar me sukses trajnimin e zhytjes në Republikën e Shqipërisë, në kuadër të bashkëpunimit bilateral mes dy forcave.

Sipas njoftimit të FSK-së, Qendra Ndërkombëtare e Trajnimeve për Kërkim-Shpëtim e Gardës Kombëtare të FSK-së ka realizuar trajnimin “Zhytje Rifreskuese” në Qendrën Kombëtare të Polumbarëve të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, në Pashaliman të Vlorës.

Trajnimi kishte për qëllim avancimin dhe rifreskimin e njohurive profesionale në fushën e zhytjes, me fokus në teknikat moderne, sigurinë nënujore, planifikimin dhe realizimin e operacioneve të zhytjes.

Gjatë këtij programi, pjesëtarët e FSK-së janë trajnuar edhe për kontrollin e lundrueshmërisë, sistemin “buddy”, si dhe për zhvillimin e aftësive për mësimdhënie dhe demonstrime praktike.

FSK ka bërë të ditur se përmes këtij trajnimi janë forcuar kapacitetet profesionale të pjesëtarëve të saj për realizimin e misioneve të kërkim-shpëtimit dhe operacioneve të specializuara nënujore. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.