KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Përzgjedhësi i Irlandës paralajmëron Kosovën: Askush s’do të përballet me ne, nuk dimë për humbje

Përzgjedhësi i Irlandës paralajmëron Kosovën: Askush s’do të përballet me ne, nuk dimë për humbje

Përzgjedhësi i Irlandës Heimir Hallgrimsson ka paralajmëruar Kosovën për rekordin fantastik që e ka kombëtarja e tij, të cilët nuk dinë për humbje në shtatë përballje.

Irlanda po kalon një formë të shkëlqyer në aspektin sportiv, ku humbjen e fundit e kanë ndaj Portugalisë më 11 tetor 2025 (1-0).

Kosova do të jetë nikoqire e Irlandës më 24 shtator, kurse Hallgrimsson iu ka kujtuar “Dardanëve” formën e shkëlqyer që po kalojnë si skuadër.

“Jemi në një seri pozitive dhe duam ta vazhdojmë atë. Jemi të pamposhtur në shtatë ndeshjet e fundit dhe mendoj se asnjë kombëtare nuk dëshiron të luajë kundër Irlandës për momentin”, deklaroi ai.

Irlanda të enjten edhe e bëri publike listën e të ftuarve, ku ndër të tjera ishte edhe djali i ish-kapitenit të Shqipërisë, Rudi Vata, pra Roko.

Përndryshe, lista e Kosovës pritet të bëhet publike këtë të premte, ku do të ketë ndryshime të mëdha ngase Amir Rrahmani dhe Florent Hadërgjonaj kanë vendosur të pensionohen, derisa është ftuar për herë të parë mesfushori Dion Kacuri./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.