KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Pas vendimit në Hagë, reagon Shqipe Mehmeti-Selimi: Gjithmonë krenare, gjithmonë të fortë

Pas vendimit në Hagë, reagon Shqipe Mehmeti-Selimi: Gjithmonë krenare, gjithmonë të fortë

Një ditë pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ka reaguar edhe bashkëshortja e Rexhep Selimit, Shqipe Mehmeti-Selimi.

Ajo ka publikuar një fotografi me dy fëmijë, teksa mban në duar flamurin e UÇK-së, dhe ka përcjellë një mesazh të shkurtër: “Nën hijen e këtij flamuri, gjithmonë krenare, gjithmonë të fortë!”

Reagimi vjen një ditë pasi Gjykata Speciale e dënoi Rexhep Selimin me 13 vite burgim.

Sipas aktgjykimit të shkallës së parë, Selimi u shpall përgjegjës për disa krime lufte, ndërsa gjykata e shpalli të pafajshëm për akuzat për krime kundër njerëzimit. Koha e kaluar në paraburgim do t’i llogaritet në dënim.

Aktgjykimi ndaj Selimit, sikurse edhe vendimet për Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Jakup Krasniqin, është i shkallës së parë dhe mund të apelohet. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.