N.P.L. “Prishtina Parking” ka njoftuar se parkingjet komerciale dhe rezidenciale në të gjitha zonat e kryeqytetit do të jenë pa pagesë gjatë ditës së sotme, 16 shtator.
Sipas njoftimit, vendimi është marrë me qëllim të lehtësimit të qarkullimit dhe mbarëvajtjes së lëvizjes së lirë në kryeqytet.
“Prishtina Parking” u ka bërë thirrje qytetarëve dhe vizitorëve që ta kenë parasysh këtë vendim gjatë ditës së sotme. /Telegrafi/