KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Parandalohet futja e kontrabandës në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Parandalohet futja e kontrabandës në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se është parandaluar futja e mjeteve dhe materialeve të palejuara në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.

Sipas njoftimit, kontrollet janë realizuar në bazë të informatave të siguruara nga Njësia e Inteligjencës Korrektuese dhe Sektori i Sigurisë, me qëllim identifikimin dhe parandalimin e kontrabandës.

Kontrollet janë kryer nga zyrtarët e sigurisë së qendrës dhe kanë përfshirë hapësirat e brendshme, si dhe perimetrin e institucionit.

Gjatë kontrollit, zyrtarët kanë gjetur një telefon të vogël (“mini”) së bashku me kabllon e mbushjes, si dhe një substancë të dyshuar si lëndë narkotike.

Sipas SHKK-së, të gjitha sendet e gjetura janë sekuestruar dhe i janë dorëzuar Policisë së Kosovës për procedim të mëtejshëm.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka thënë se do të vazhdojë me kontrolle të rregullta dhe masa parandaluese, me qëllim ruajtjen e sigurisë dhe parandalimin e futjes së kontrabandës në institucionet korrektuese. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.