Portieri i FC Andorrës, Jesús Owono, është shfaqur për herë të parë në publik që nga vdekja tragjike e futbollistit Jesús de Miguel, i njohur si “Demi”.
Ai vendosi të largohej nga shtëpia për të qenë i pranishëm në stadiumin e Encampit, ku klubi organizoi një ceremoni përkujtimore në nder të futbollistit të ndjerë.
Sipas mediumit katalanas “Marca”, Owono kishte shprehur dëshirën për të marrë pjesë në këtë organizim, pavarësisht gjendjes së rëndë emocionale.
Portieri e ndoqi ndeshjen nga tribunat, i veshur me të zeza dhe me një kapelë të zezë, ndërsa dhimbja për humbjen ishte e dukshme në fytyrën e tij.
Futbollistët e Andorrës dolën në fushë me fanella që mbanin emrin dhe numrin e De Miguelit, duke mbajtur edhe një buqetë me lule të bardha.
Para fillimit të ndeshjes u mbajt një minutë heshtje në kujtim të tij. Pas përfundimit të saj, Owono u lut, duke treguar edhe një herë se sa shumë e ka prekur kjo tragjedi.
Disa ditë më parë, portieri kishte kërkuar të takohej me familjen e De Miguelit për t'u shprehur ngushëllimet, por ende nuk ka arritur ta realizojë këtë dëshirë. Ai shpreson ta bëjë këtë në ditët në vijim. /Zëri

