KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Alarm te Bayerni, Kane largohet i dëmtuar, shqetësim edhe për Olisen

Alarm te Bayerni, Kane largohet i dëmtuar, shqetësim edhe për Olisen

Bayern Munich ka marrë një lajm të keq në ndeshjen ndaj Kolnit, pasi Harry Kane është detyruar të largohet nga fusha që në minutën e 20-të për shkak të një lëndimi në kyçin e këmbës së majtë.

Sulmuesi anglez pësoi një goditje nga Joel Schmied, teksa po tentonte të arrinte një krosim të Michael Olises në zonën kundërshtare.

Kane fillimisht vazhdoi lojën, por dukej qartë se kishte dhimbje dhe më pas kërkoi zëvendësimin. Në vend të tij u aktivizua Tom Bischof.

Shqetësimet për Bayernin u shtuan edhe më shumë në pjesën e dytë, kur Michael Olise nuk u kthye në fushë pas pushimit, pasi kishte pësuar një goditje në kyçin e këmbës së djathtë.

Në vend të tij u aktivizua 19-vjeçari Tim Binder, i cili debutoi në Bundesligë.

Ende nuk dihet shkalla e dëmtimit të Kane, ndërsa Bayerni ka një ndeshje të rëndësishme ndaj Lille në Ligën e Kampionëve të mërkurën.

Vincent Kompany, i cili u kthye në stol pas meningjitit, tashmë përballet me shqetësime të shumta për gjendjen e skuadrës. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.