KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

E rëndë për të, vjen në stadium për herë të parë portieri që i mori jetën padashje lojtarit kundërshtarë

E rëndë për të, vjen në stadium për herë të parë portieri që i mori jetën padashje lojtarit kundërshtarë

Klubi i futbollit Andorra, në rikthimin e tij në stadiumin “Encamp”, i ka bërë homazhe tejet prekëse figurës së Jesus de Miguel ‘Demi’, në një atmosferë të mbushur me dhimbje dhe emocione.

Lojtarët e Andorrës zbritën në fushën e blertë të veshur me fanella që mbanin numrin dhe emrin e tij, të shoqëruar me një buqetë me lule të bardha, ndërsa u mbajt edhe një minutë heshtje në shenjë respekti.

Megjithatë, momenti më domethënës u regjistrua në tribunat e stadiumit, ku u pa portieri Jesus Owono, i ulur pranë bashkëlojtarëve të paftuar për këtë ndeshje dhe mes futbollistëve të lënduar, Alex Calvo dhe Le Normand.

Owono vendosi të dalë nga shtëpia dhe të shfaqet në publik për herë të parë pikërisht për të marrë pjesë në këto homazhe. Ndonëse e gjithë publiku e përshëndeti dhe shokët e skuadrës i qëndruan pranë për ta mbështetur, fytyra e tij e mbushur me trishtim nuk ndryshoi asnjë çast.

I veshur me rroba të errëta dhe me një kapelë të zezë, portieri u lut menjëherë pas përfundimit të minutës së heshtjes. Vlen të kujtohet se ditë më parë Owono kishte shprehur dëshirën për t’u takuar me familjen e Jesus de Miguelit, gjë të cilën vazhdon ta kërkojë me shpresën se do ta realizojë një ditë. /IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.