Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës organizon sot protestë gjithëpopullore në orën 12:00 në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë.
Kjo protestë mbahet në mbështetje të katër ish-krerëve të UÇK-së dhe në kundërshtimin të vendimit të Gjykatës Speciale, e cila më 16 shtator dënoi Hashim Thaçin, Jakupin Krasniqin, Kadri Veselin e Rexhep Selimin me gjithsej 81 vjet burgim.
Pas vendimit të Gjykatës Speciale, Gazmend Syla i OVL e UÇK-së tha se si OVL e UÇK-së shprehin indinjatën e tyre për vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
“Shprehim indinjatën tonë të thellë për vendimin ndaj krerëve të UÇK-së. UÇK nuk ishte kurrë ndërmarrje kriminale, por rezistenca e popullit tonë. Asnjë vendim nuk mund ta rishkruaj luftën tonë çlirimtare…OVL e UÇK-së thërret protestë gjithëpopullore, të premten në orën 12:00 në sheshin ‘Skënderbeu’ ”, tha ai.
Ai po ashtu tha se shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së do të përgjigjen me krijimin e një Këshilli Koordinues Kombëtar dhe të një platforme ku do të përfshihen Shqipëria, shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, dhe kudo ku ka shqiptarë edhe nga mërgata.
“Deri në procesin e Apelit kërkojmë përfshirjen e institucioneve tona në këtë drejtim…”, u shpreh ai.