KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Osmanit i ‘çelet’ goja, kritikon ashpër Qeverinë, për të cilën dikur heshte: I ka kapur zorra qorre, inflacioni 8 për qind

Osmanit i ‘çelet’ goja, kritikon ashpër Qeverinë, për të cilën dikur heshte: I ka kapur zorra qorre, inflacioni 8 për qind

Ish-presidentja e Kosovës dhe deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka kritikuar ashpër qeverisjen e Albin Kurtit, duke ngritur shqetësime për gjendjen ekonomike, inflacionin dhe shkeljet e evidentuara në institucionet publike.

Në një intervistë në emisionin “ADRESA” në Kanal 10, Osmani ka thënë se nuk mund të flitet për rritje ekonomike në kohën kur qytetarët po përballen me shtrenjtim të vazhdueshëm të produkteve dhe me inflacion të lartë, transmeton lajmi.net.

Ajo ka krahasuar normën e inflacionit prej 8 për qind me rritjen ekonomike prej 3 për qind, duke argumentuar se kjo paraqet një hendek prej pesë pikësh përqindjeje në dëm të qytetarëve.

Osmani ka përdorur edhe një shprehje të ashpër për gjendjen në qeverisje, duke thënë se pushtetin e kanë kapur “zorra qorre”, ndërsa ka vlerësuar se është e pafalshme që probleme të tilla të vazhdojnë edhe pas gjashtë vjetësh.

Gjatë intervistës, ajo ka folur edhe për raportet e Auditorit të Përgjithshëm, duke pretenduar se shkelje të shumta janë evidentuar në institucionet e nivelit lokal dhe qendror, nga komunat deri te Qeveria.

Sipas Osmanit, vetëm Presidenca dhe Kuvendi kanë raporte të shkëlqyera, ndërsa në institucionet e tjera janë gjetur parregullsi të shumta.

Ajo ka bërë të ditur se mbi 500 raste janë dërguar nga Auditorja në Prokurori, por përgjigje ka pasur vetëm për katër apo pesë prej tyre.

“Vetëm Presidenca e Kuvendi ka raporte të shkëlqyera”, ka deklaruar Osmani, duke kritikuar mungesën e përgjegjësisë për shkeljet e evidentuara në institucionet publike.

Osmani ka folur edhe për rolin e presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, duke theksuar se kompetencat e presidentit nuk përfshijnë drejtpërdrejt fusha si arsimi dhe shëndetësia.

Ajo ka thënë se presidenti mund të ndihmojë në këto fusha përmes bashkëpunimit me Qeverinë, por ka theksuar se pret që presidentja e re të jetë aktive në politikën e jashtme.

“Dhe nuk pres që as presidentja aktuale ta bëjë këtë, por pres që mos të abstenojë nga udhëheqja e politikës së jashtme”, ka deklaruar Osmani.

Komentet e saj vijnë në një kohë kur ajo ka ashpërsuar kritikat ndaj qeverisjes së deritanishme, duke ngritur çështje që lidhen me ekonominë, funksionimin e institucioneve dhe përgjegjësinë për shkeljet e evidentuara nga mekanizmat e auditimit./lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.