KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kurti takon kryeministrin e Kanadasë, në fokus siguria dhe bashkëpunimi mes dy vendeve

Kurti takon kryeministrin e Kanadasë, në fokus siguria dhe bashkëpunimi mes dy vendeve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kanadasë, Mark Carney, në margjina të Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC).

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kurti ka bërë të ditur se me homologun kanadez ka diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe, çështjet e sigurisë dhe mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Kreu i Qeverisë së Kosovës ka shprehur mirënjohje për miqësinë dhe përkrahjen e vazhdueshme të Kanadasë, duke përmendur pranimin e mijëra refugjatëve kosovarë gjatë vitit 1999, pjesëmarrjen në intervenimin e NATO-s, kontributin në rindërtimin e vendit, njohjen e pavarësisë dhe mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, raporton IndeksOnline.

Kurti ka rikujtuar gjithashtu pjesëmarrjen e një delegacioni qeveritar të Kosovës në Konventën e Shoqatës së Kërkuesve dhe Zhvilluesve të Kanadasë (PDAC), të mbajtur në Toronto në mars të këtij viti, një prej ngjarjeve më të mëdha botërore në sektorin e minierave.

Ai e ka cilësuar Kanadanë, si shtet anëtar të NATO-s dhe G7-s, mike dhe partnere të rëndësishme të Kosovës në fushën e sigurisë, mbrojtjes dhe promovimit të vlerave të përbashkëta. /IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.