KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kusari-Lila: Rruga e Kosovës drejt BE-së është e pakompromis

Kusari-Lila: Rruga e Kosovës drejt BE-së është e pakompromis

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, ka marrë pjesë në një panel diskutimi në Web Summit, ku është diskutuar për zgjerimin e Bashkimit Evropian dhe perspektivën evropiane të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Kusari-Lila ka bërë të ditur se paneli me temën “Zgjerimi i BE-së: Sa më e madhe, aq më mirë?” është moderuar nga gazetarja polake Dominika Tarczyëska.

“Rruga e Kosovës drejt BE-së është e pakompromis. Historia e Bashkimit Evropian nuk është e plotë pa Ballkanin Perëndimor si pjesë të saj”, ka shkruar Kusari-Lila.

Ajo ka bërë të ditur se pjesë e diskutimit ishte edhe situata në Ukrainë dhe qëndrimi i saj ndaj Kosovës.

“Në panel ritheksova se qëndrimi i Kosovës ndaj Ukrainës dhe popullit të saj bazohet në parimet e lirisë, së drejtës dhe sovranitetit territorial. Prandaj, mbështetja jonë për të drejtën e popullit ukrainas për liri, pavarësi dhe sovranitet mbetet e palëkundur”, ka theksuar ajo.

Sipas Kusari-Lilës, anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës dhe avancimi drejt statusit të vendit kandidat në Bashkimin Evropian janë hapa thelbësorë në rrugën e integrimit evropian.

“E ardhmja e Kosovës është evropiane”, ka përfunduar Kusari-Lila. 

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.