KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kurti takohet me kryediplomaten irlandeze, diskutojnë bashkëpunimin dhe integrimin evropian të Kosovës

Kurti takohet me kryediplomaten irlandeze, diskutojnë bashkëpunimin dhe integrimin evropian të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me ministren e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Irlandës, Helen McEntee, në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC), që po mbahet në Dublin.

Gjatë takimit, sipas njoftimit, palët kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ekonomik, tregtar, arsimor dhe kulturor, me theks të veçantë në sektorin e teknologjisë së informacionit.

“Biseduam për thellimin e bashkëpunimit ekonomik e tregtar, arsimor e kulturor, posaçërisht në sektorin e teknologjisë së informacionit, nëpërmjet shtimit të ndërveprimit. Ndërsa shpreha mirënjohjen për ndihmën dhe kontributin e Irlandës për popullin dhe vendin tonë”, tha Kurti.

Kryeministri gjithashtu ka theksuar se Kosova e konsideron të drejtë dhe të merituar marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, si dhe hapjen e negociatave për anëtarësim.

Në këtë drejtim, Kurti ka shprehur pritshmëritë e Kosovës nga presidenca irlandeze e Këshillit të Bashkimit Evropian.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.