Apple dhe OpenAI kanë qenë në një partneritet që nga lansimi i iOS 18 në vitin 2024, me ChatGPT që është i vetmi mjet i Al i integruar me Siri-n.
Megjithatë, kjo mund të mos ketë qenë mjaftueshëm e mirë për “laboratorin kryesor të Al”, i cili thuhet se po shqyrton veprime ligjore kundër prodhuesit të iPhone.
Marrëdhënia e Apple me OpenAI është tendosur pasi startup-i nuk ka parë përfitimet që shpresonte nga marrëveshja e tyre.
Për shkak të kësaj, avokatët e OpenAI po punojnë me një firmë ligjore të jashtme për veprime të mundshme ligjore, sipas një raporti të Bloomberg.
Këto veprime mund të përfshijnë dërgimin e një njoftimi për Apple duke pretenduar shkelje të kontratës, megjithëse një vendim përfundimtar nuk është marrë ende.
Thuhet se OpenAI shpreson të jetë në gjendje ta zgjidhë mosmarrëveshjen jashtë gjykatës.
Problemi kryesor duket se është se kompania priste më shumë nga marrëveshja e saj me Apple.
OpenAl besonte se partneriteti i vitit 2024 do të gjeneronte miliarda dollarë në vit në abonime të reja, por realiteti nuk ishte as afër kësaj.
Një tjetër pritshmëri besohet se ishte që ChatGPT do të integrohej shumë më thellë në softuerin e Apple dhe do të kishte një vend më të spikatur brenda Siri-t.
Në vend të kësaj, implementimi i Apple është mjaft i kufizuar dhe disa nga veçoritë janë të vështira për t’u gjetur. /Telegrafi/