KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Nuk ka zjarre aktive në Maqedoninë e Veriut

Nuk ka zjarre aktive në Maqedoninë e Veriut

Deri në orën 07:30 të ditës së sotme, në vend janë regjistruar gjithsej 20 zjarre në sipërfaqe të hapura, njofton Qendra për Menaxhim me Kriza. Sipas informacioneve, nuk ka zjarre aktive, as zjarre që janë nën kontroll, ndërsa të 20 janë shuar.

Zjarre janë regjistruar në disa komuna, duke përfshirë Zhelinën, Velesin, Kërçovën, Makedonski Brodin, Sopishtin, Vrapçishtin, Rankovcin, Sarajin, Gazi Babën, Tearcën, Likovën, Kumanovën, Ohrin dhe Gostivarin.

“Shumica e ndërhyrjeve ishin për shkak të zjarreve në bimësi të ulët, kashtë, shkurre dhe mbeturina. Në komunat Makedonski Brod dhe Sopisht, zjarri pranë fshatit Belicë, në vendin Kajorec, u përhap drejt Jasenit, duke prekur pyje me rritje të ulët dhe të përziera”.

“QMK njofton se të gjitha zjarret janë lokalizuar dhe shuar, pa vatra aktive të regjistruara deri në periudhën e treguar”, thonë nga QMK.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.