KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Nuk ka pasur krime kundër njerëzimit nga krerët e UÇK-së” – gëzim në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë pas deklaratës së kryegjyqtarit Smith

“Nuk ka pasur krime kundër njerëzimit nga krerët e UÇK-së” – gëzim në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë pas deklaratës së kryegjyqtarit Smith

Qytetarët e mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë kanë reaguar me gëzim pas deklaratës së kryegjyqtarit Charles Smith gjatë seancës vendimtare në rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Smith deklaroi se Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) nuk ka arritur të vërtetojë përtej dyshimit të arsyeshëm ekzistencën e një sulmi të përhapur gjerësisht ndaj popullatës civile, si një nga kushtet për të konstatuar krime kundër njerëzimit.

“Lidhur me ekzistencën e një sulmi të përhapur kundër popullatës civile si kusht për krim kundër njerëzimit, Trupi gjykues konstatoi se ZPS-ja nuk ka arritur të vërtetojë se ishte kryer ky sulm i përhapur gjerësisht kundër popullatës civile”.

“ZPS nuk arriti të vërtetojë jashtë dyshimit të arsyeshëm që ky sulm u drejtua kundër një popullate civile”, tha Smith.

Pas këtyre deklaratave, qytetarët e mbledhur në sheshin “Skënderbeu” kanë shprehur gëzimin e tyre, ndërsa seanca në Hagë po vazhdon.

Fotografi i Telegrafit, Ridvan Slivova, sjell pamje nga sheshi “Skënderbeu”, ku qytetarët po e përcjellin drejtpërdrejt seancën përmes ekranit gjigant të vendosur para objektit të Qeverisë.

Edili Project mbështet këtë mbulim special nga Haga. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.