Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    Donald Trump dëshiron të marrë Grenlandën – këta janë tre skenarët e mundshëm

    January 7, 2026

    Neymar tregon flotën e tij luksoze: Makina, avion dhe helikopter – vlera mbi 50 milionë euro

    January 7, 2026

    Real Madridi ka mundësi të transferojë mesfushorin nga Liga Premier për 70 milionë euro

    January 7, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Donald Trump dëshiron të marrë Grenlandën – këta janë tre skenarët e mundshëm
    • Neymar tregon flotën e tij luksoze: Makina, avion dhe helikopter – vlera mbi 50 milionë euro
    • Real Madridi ka mundësi të transferojë mesfushorin nga Liga Premier për 70 milionë euro
    • Forcat britanike iu bashkuan operacionit amerikan – zbulohen të tjera detaje të kapjes së anijes-cisternë me flamur rus në brigjet e Skocisë
    • Albumi i ri i Yll Limanit “TSN” thyen rekordet me 20 milionë dëgjime
    • Policia apelon për kujdes të shtuar në trafik për shkak të shiut, borës dhe ngricave
    • Lionel Messi zbulon se çfarë do të bëjë kur të largohet nga futbolli dhe përjashton mundësinë e ndjekjes së hapave të Diego Maradonës
    • Pas vërshimeve, reshjet e borës e mbulojnë Mitrovicën dhe Podujevën
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Thursday, January 8
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
      • Zgjedhjet e 28 dhjetorit
      • Zgjedhjet parlamentare 2025
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » Nga Kosova në Uzbekistan, eksperiencë ndryshe dhe takimi me yjet botërorë – Adenis Shala mes Evropës dhe Azisë

    Nga Kosova në Uzbekistan, eksperiencë ndryshe dhe takimi me yjet botërorë – Adenis Shala mes Evropës dhe Azisë

    korrektpressBy korrektpressJanuary 6, 2026 Adenis shala 3 Mins Read
    Nga Kosova në Uzbekistan, eksperiencë ndryshe dhe takimi me yjet botërorë - Adenis Shala mes Evropës dhe Azisë
    Nga Kosova në Uzbekistan, eksperiencë ndryshe dhe takimi me yjet botërorë - Adenis Shala mes Evropës dhe Azisë
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Adenis Shala, sulmuesi kosovar, ka zgjedhur këtë sezon të vazhdojë karrierën jashtë Evropës, duke u bashkuar me klubin Nasaf Qarshi në Uzbekistan, tash e gjashtë muaj. Mes vështirësive në adaptim, deri te ndeshjet me yjet e futbollit botëror që luajti ndaj tyre në Ligën e Kampionëve të Azisë, Shala i flet të gjitha në një intervistë me Telegrafin.

    Përpara këtij hapit, Shala ka luajtur në ekipe të njohura si Hajduk Split dhe Fenerbahce, sa ishte fëmijë, ndërsa në Kosovë ka mbajtur fanellën e Ferizajt, Feronikelit, Gjilanit dhe Trepçës ’89. Kulmin e arriti te Shkëndija e Tetovës, aty ku vazhdon të jetë i dashur nga tifozët.

    Kalimi në Uzbekistan për Shalën ka qenë një sfidë e re, jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe në atë personal për futbollistin prishtinas.

    Ai ka përballuar një ndryshim të madh jetësor, duke iu dashur të adaptohej në një vend dhe një kulturë të re, pjesë e kontinentit aziatik, ku futbolli është fizikisht më intensiv se në Maqedoni dhe Kosovë.

    “Vendosa ta vazhdoj karrierën time në Uzbekistan sepse kampionati aty është i fortë. Arsyeja pse zgjodha Nasaf Qarshi është sepse është një nga klubet më të mira në vend dhe ka një strukturë shumë profesionale”.

    “Ka qenë një ndryshim i madh. Uzbekistan është pjesë e Azisë dhe për t’u përshtatur me jetesën këtu është shumë më e vështirë sesa në Evropë. Por po mundohem të adaptohem çdo ditë më mirë”, deklaroi Shala për Telegrafin.

    Futbolli në Uzbekistan krahasuar me Maqedoni dhe Kosovë, pasi ylli i sulmit para kalimit atje, ishte pjesë e Shkëndijës së Tetovës, ku u shpall edhe kampion.

    “Sipas mendimit tim, futbolli në Uzbekistan është më i fortë nga aspekti fizik. Ka shumë intensitet dhe lojtarë të fuqishëm, më shumë sesa në Maqedoni dhe Kosovë”, shtoi ai.

    Përveç kampionatit vendas, Shala ka marrë pjesë me Nasaf Qarshi edhe në Ligën e Kampionëve të Azisë, ku ka përballuar ekipe të njohura si Al Hilal, Al Ahli dhe Al Ittihad, duke fituar eksperienca të jashtëzakonshme nga ndeshjet me lojtarë kampionë dhe ekipe me emër ndërkombëtar.

    “Me klubin tonë kemi marrë pjesë në Ligën e Kampionëve të Azisë. Në grup kemi pasur shumë skuadra të forta si Al Hilal, Al Ahli dhe Al Ittihad – ekipe me shumë histori dhe lojtarë kampionë. Për mua ka qenë një eksperiencë e jashtëzakonshme të luaj përballë tyre”, ka thënë Shala.

    Ai në këto takime u përballë me yjet botërorë, si Karim Benzema, Ngolo Kante, ndërsa tregoi edhe për bashkëbisedimin që kishte me Mario Mitajn.

    “Karim Benzema është lojtar i jashtëzakonshëm dhe fitues i Topit të Artë. Takimi dhe mundësia për të luajtur përball tij ka qenë realizimi i një ëndrre. Mario Mitaj është një lojtar dhe person i shkëlqyer; pata rastin të bisedojmë pas ndeshjes, ku kryesisht folëm për kombëtaren shqiptare dhe ia urova suksesin në play-off. Po ashtu, i urova fat për ndeshjet në mars dhe shpresoj që Shqipëria dhe Kosova të arrijnë Botërorin”.

    “N’Golo Kanté më la një përshtypje të veçantë – asnjë lojtar që kam pasur përball nuk më ka lënë si ai. Thjeshtësia dhe modestia e tij janë të jashtëzakonshme, duke marrë parasysh se ka fituar Botërorin, Premier Ligën dhe Champions League. Për mua, kjo ishte një surprizë shumë pozitive”, përfundoi ai.

    Megjithatë, e ardhmja e tij tek Nasaf Qarshi mbetet e pasigurt, pasi ekziston mundësia që Shala të kthehet në Evropë në sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/

    TË TJERA

    Meriton Korenica pothuajse 90 për qind te DC United – detajet e marrëveshjes janë zbuluar, Cluj fiton miliona

    Pas largimit të trajnerit kryesor, Atdhe Nuhiu është opsion për të drejtuar Altachin

    Mesfushorët më të mirë në Bundesligë – Leon Avdullahu zë vendin e 11-të

    Fiorentina dhe Parma e pëlqejnë, por Interi do një tjetër kampionat për Asllanin

    Emir Sahiti i jep prioritet një transferimi drejt Arabisë Saudite

    Gjiganti italian po vëzhgon Aro Muricin

    Nuk është në planet e trajnerit, Valon Berisha drejt largimit nga LASK?

    LEXO GJITHASHTU

    Donald Trump dëshiron të marrë Grenlandën – këta janë tre skenarët e mundshëm

    January 7, 2026

    Neymar tregon flotën e tij luksoze: Makina, avion dhe helikopter – vlera mbi 50 milionë euro

    January 7, 2026

    Real Madridi ka mundësi të transferojë mesfushorin nga Liga Premier për 70 milionë euro

    January 7, 2026

    Forcat britanike iu bashkuan operacionit amerikan – zbulohen të tjera detaje të kapjes së anijes-cisternë me flamur rus në brigjet e Skocisë

    January 7, 2026
    TË TJERA

    Albumi i ri i Yll Limanit “TSN” thyen rekordet me 20 milionë dëgjime

    January 7, 2026

    Policia apelon për kujdes të shtuar në trafik për shkak të shiut, borës dhe ngricave

    January 7, 2026

    Lionel Messi zbulon se çfarë do të bëjë kur të largohet nga futbolli dhe përjashton mundësinë e ndjekjes së hapave të Diego Maradonës

    January 7, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.