KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Nga 1 korriku deri më 31 gusht, oborret e shkollave në Istog në shërbim të diasporës

Nga 1 korriku deri më 31 gusht, oborret e shkollave në Istog në shërbim të diasporës

Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, ka marrë vendim për lirimin e hapësirave të jashtme të shkollave për parking gjatë verës bashkatdhetarëve tanë nga diaspora.

Sipas njoftimit, drejtorët e shkollave obligohen që t’ua lejojnë shfrytëzimin e oborreve dhe hapësirave të jashtme për parkingje, bashkatdhetarëve tanë nga diaspora për shkak të lehtësimit të qarkullimit të fluksit të madh.

“Lirimi i hapësirave të jashtme të shkollave që kanë hapësira të mjaftueshme për t’u shfrytëzuar për parkingje, me qëllim të lehtësimit të qarkullimit për shkak të fluksit të madh të bashkatdhetarëve tanë nga diaspora”, thuhet në njoftim.

Ky vendim do të zbatohet nga data 1 korrik deri me datën 31 gusht, thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.