Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se sot ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ për Arkat Fiskale, i cili hap rrugë që arkat fiskale të kalojnë në format digjital.
Murati ka thënë se ky udhëzim mundëson që arkat fiskale të bëhen digjitale, duke i bërë ato me kosto më të lirë dhe më miqësore për bizneset.
“Sot kam nënshkruar Udhëzimin Administrativ për Arkat Fiskale, i cili mundëson që arkat fiskale të bëhen digjitale, me kosto më të lirë e më miqësore për bizneset”, ka shkruar Murati.