KORREKT / SOT14 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Westchester County në New York nderon komunitetin shqiptaro-amerikan, zbulohet flamuri kuqezi

Westchester County në New York nderon komunitetin shqiptaro-amerikan, zbulohet flamuri kuqezi

Westchester County, në shtetin e New York-ut, ka shënuar Muajin e Trashëgimisë Shqiptare me një ceremoni të veçantë të zbulimit të flamurit shqiptar, në ndërtesën Michaelian Office Building, në qytetin White Plains, shkruan Telegrafi.

Ngjarja vjetore mblodhi së bashku zyrtarë të qarkut dhe banorë, për të nderuar historinë dhe kontributin e komunitetit shqiptaro-amerikan në Westchester County, thuhet në postimin e Westchester County Government.

Ekzekutivi i Westchester County, Ken Jenkins, tha se Muaji i Trashëgimisë Shqiptare është një mundësi për të vlerësuar kontributin e rëndësishëm të këtij komuniteti në qark.

“Muaji i Trashëgimisë Shqiptare na jep mundësinë të njohim një komunitet që ka kontribuar aq shumë në Westchester County. Banorët tanë shqiptaro-amerikanë janë pronarë biznesesh, edukatorë, nëpunës publikë dhe fqinjë, të cilët ndihmojnë që komunitetet tona të bëhen më të forta çdo ditë. Ne jemi krenarë që festojmë trashëgiminë e tyre dhe njohim vendin e rëndësishëm që ata zënë në Westchester”, u shpreh Jenkins.

Ceremonia e zbulimit të flamurit u mbajt në ndërtesën Michaelian Office Building, në White Plains, ndërsa aktiviteti kishte për qëllim njohjen e historisë dhe kontributit të komunitetit shqiptaro-amerikan në këtë qark të New York-ut./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.