Një klip nga debati mes Zojës dhe Akilit ka nxitur diskutime gjatë Prime-it.
Zoja ka thënë se Akili po sillet sikur vetëm ai të ketë familje, ndërsa ka shtuar se kur bëhet fjalë për të ofenduar të tjerët, ai e bën këtë vazhdimisht.
Ajo ka vazhduar me akuza ndaj tij, duke thënë se Akili i urren femrat.
Po ashtu, Zoja ka përmendur Antonetën, duke thënë se Akili fillimisht e ka ngritur lart, duke e cilësuar si të zonjën dhe të mençur, ndërsa më pas i është drejtuar me fjalë ofenduese.
Ajo ka rikujtuar edhe një sërë ofendimesh të tjera që, sipas saj, Akili ia ka thënë asaj.
Burimi: klankosova.tv ↗

