Aksioni i Kushtrim Kelanit me punëtorët e “KRM Pastrimi” në Prishtinë nuk kaloi pa reagime.
Pasi publikoi fotografi dhe tregoi se kishte kaluar një ditë duke punuar krah për krah me ekipin e pastrimit për të përcjellë një mesazh sensibilizues mbi rëndësinë e mbajtjes së qytetit të pastër, ai u përball me kritika nga ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Labinot Rexha.
Rexha, me të cilin Kelani kishte pasur përplasje edhe gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme, komentoi në postimin e tij duke e cilësuar nismën si një veprim për vëmendje.
“Oh zh zot po ky pjatën e vet dhe shtratin e vet për 80 dit nuk e ka heq te Big Brother VIP Kosova. Këto janë fore të populizmit, për audiencë. Fore të babadimrit”, shkroi ai.
Komenti mori menjëherë përgjigje nga Kelani, i cili zgjodhi t’i kundërpërgjigjej me humor.
“Mos m’komento se po m’vjen borllogu shtrejtë”, iu përgjigj ai.
Përplasja mes dy ish-konkurrentëve ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale, duke rikthyer në fokus raportin e tensionuar mes tyre, i cili duket se ka vijuar edhe pas përfundimit të Big Brother VIP Kosova. /Telegrafi/
Foto: Instagram
