KORREKT / SOT24 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Mollët mbeten pa u shitur, fermerët e Maqedonisë kërkojnë tregje për eksport

Mollët mbeten pa u shitur, fermerët e Maqedonisë kërkojnë tregje për eksport

Për dallim nga vitet e shkuara sivjet prodhimi i mollëve është shtuar, por çmimi blerës është tejet i ulët. Kultivuesit thonë se kostoja e prodhimit është tejet e lartë ndërsa depërtimi në treg është shumë i vështirë.

Amet Ismaili nga Sellarca e Tetovës, i cili me vite të tëra merret me kultivimin e mollëve thotë se vendi ka më shumë mollë se sa i nevojitet.

“Ky ka qenë viti më cilësor sepse temperaturat e verës ishin të më të ngrohta dhe nuk pati dështime. Pra ka kuantitet më shumë se sa vitet tjera. Tregu në Maqedoni është i vështirë sepse kur ka prodhim ka shumë mollë dhe nuk eksportohet dhe bëhet problem, sepse Maqedonia ka më tepër mollë se sa i nevojitet, dhe me automatizëm bie çmimi, pra është shumë i dobët dhe nuk ke llogari ta shesësh sepse kostoja e prodhimit është më e lartë se sa që merren momentalisht në treg”. – Amet Ismaili, kultivues i mollëve.

Sipas Ismailit, problem në vendin tonë vazhdon të mbetet mungesa e depove për ruajtjen e mollëve. Kërkon nga shteti që të investojë në këtë drejtim.

“Depot ku duhet të ruhen mollët mungojnë në vendin tonë, andaj apeloj Ministrinë e Bujqësisë që më shumë të investoj në këtë drejtim dhe në paketimin e mollëve se ka nevojë vendi”. Deklaroi Amet Ismaili, Kultivues i mollëve.

Si pasojë e mungesës së blerjes me shumicë, shumë mollë kalben. Për këtë arsye dhe për shkak të çmimit të ulët blerës, shumica heqin dorë nga kultivimi i mollëve./Alsat.mk

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.