Arsenali po intensifikon përpjekjet për transferimin e anësorit të Leipzigut, Antonio Nusa, por dallimi në vlerësimin e kartonit të tij mes dy klubeve mbetet pengesa kryesore, raporton Tuttomercatoweb.
Klubi londinez e ka vendosur reprezentuesin norvegjez në listën e objektivave për përforcimin e repartit ofensiv, ndërsa negociatat mes palëve thuhet se kanë marrë ritëm gjatë ditëve të fundit.
Megjithatë, Leipzig kërkon 70 milionë euro për shërbimet e 21-vjeçarit, ndërsa Arsenali më parë kishte bërë të ditur se nuk ishte i gatshëm të ofronte më shumë se 55 milionë euro.
Sipas raportimit, drejtuesit e klubit anglez tani po shqyrtojnë mundësinë e rritjes së ofertës, në përpjekje për ta afruar marrëveshjen me kërkesat e skuadrës gjermane.
Pozita e Leipzigut në negociata është forcuar edhe nga shitja e Yan Diomandes te Real Madridi për 140 milionë euro gjatë kësaj vere.
Kjo marrëveshje i ka dhënë klubit gjerman më shumë hapësirë dhe fuqi negociuese në tregun e transferimeve.
Ndërkohë, Nusa kishte qenë në radarët edhe të Romës gjatë verës së kaluar, por interesimi i klubit italian nuk kishte përfunduar me marrëveshje./Telegrafi/

