KORREKT / SOT30 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

OEK: Importi i veturave sjell 913 milionë euro në buxhet e Kosovës

OEK: Importi i veturave sjell 913 milionë euro në buxhet e Kosovës

Oda Ekonomike e Kosovës ka prezantuar të dhënat mbi importin e veturave dhe automjeteve transportuese për periudhën 2021–2025 dhe janar–shtator 2026. OEK njofton se importi i automjeteve në Kosovë, ka sjellë mbi 3 miliardë euro vlerë dhe 913.2 milionë euro të hyra buxhetore.

"Të dhënat tregojnë se gjatë kësaj periudhe në Kosovë janë importuar gjithsej 266,064 vetura dhe automjete transportuese, me vlerë të përgjithshme prej rreth 3.08 miliardë euro. Nga ky aktivitet janë inkasuar 913.2 milionë euro në buxhetin e Kosovës, përmes taksave doganore, akcizës dhe TVSh-së. Këto të hyra përbëjnë rreth 11% të të hyrave të përgjithshme doganore. Raporti evidenton gjithashtu se tregu dominohet nga veturat e përdorura dhe importet nga vendet e Bashkimit Evropian, me Gjermaninë si vendin kryesor të origjinës, me rreth 70% të importeve. Të dhënat dëshmojnë rëndësinë e sektorit të automjeteve jo vetëm për aktivitetin ekonomik, por edhe për financimin e buxhetit të Kosovës. Një tregues tjetër me rëndësi është rritja e ndjeshme e të hyrave nga ky sektor, të cilat janë dyfishuar brenda pesë viteve", njofton OEK.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.