Policia e Kosovës, me njesitet nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, ka njoftuar për arrestimin e një personi të kërkuar.
Sipas njoftimit, rreth orës 16:30, është kapur shtetasi kosovar D.A., i kërkuar përmes INTERPOL-it me urdhër arrest ndërkombëtar.
"Urdhër arresti ishte lëshuar nga autoritetet e Luksemburgut për veprën penale “Vjedhje” vepër kjo e sanksionuar sipas kodit penal të Luksemburgut."
Me urdhër të Prokurorit Kujdestar, i njëjti është dërguar në ndalim policor për 48 orë për të vazhduar me procedurat tjera ligjore. /Klankosova.tv
Burimi: klankosova.tv ↗

