Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës të hënën, më 2 nëntor 2026, duke filluar nga ora 11:00.
Sipas rendit të ditës, në këtë mbledhje pritet të diskutohet propozimi për rendin e ditës të seancës së ardhshme plenare, ku janë përfshirë disa çështje me rëndësi, raporton lajmi.net
Ndër pikat kryesore janë shqyrtimi i parë i Projektligjit për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, Projektligjit për Regjistrimin e Bujqësisë, si dhe Projektligjit për Inspektoratin Qendror të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore, Veterinës dhe Pylltarisë.
Po ashtu, në rend dite është edhe shqyrtimi i raportit të Auditorit të Përgjithshëm për auditimin vjetor të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2025.
Kryesia do të shqyrtojë gjithashtu propozimet e grupeve parlamentare të LVV-së, PDK-së dhe Listës Serbe për emërimin dhe zëvendësimin e deputetëve në komisionet parlamentare.
Në fund të mbledhjes është paraparë edhe shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave./Lajmi.net/

