KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

MF: Miratohet strategjia e re e luftës kundër mashtrimeve dhe mbrojtjes së interesave financiare të BE-së në Maqedoni

MF: Miratohet strategjia e re e luftës kundër mashtrimeve dhe mbrojtjes së interesave financiare të BE-së në Maqedoni

Qeveria, në mbledhjen e saj të fundit, miratoi Strategjinë e luftës kundër mashtrimeve dhe mbrojtjes së interesave financiare të BE-së në vend për periudhën 2026–2030, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave të Maqedonisë së Veriut.

“Strategjia u hartua në përputhje me detyrimet e ndërmarra në kuadër të Programit Nacional për Miratimin e së Drejtës së BE-së (NPAA), në suaza të Kapitullit 32 – Kontrolli Financiar, i cili përfshin: kontrollin e brendshëm financiar publik, revizionin e jashtëm, mbrojtjen e interesave financiare të BE-së dhe mbrojtjen e euros nga falsifikimi dhe ka si qëllim të kontribuojë në përmirësimin e disiplinës dhe transparencës në drejtim të shfrytëzimit të mjeteve publike (mjeteve nacionale dhe mjeteve të BE-së), si dhe sigurimit të mbrojtjes së interesave financiare të BE-së në RMV.

Strategjia u hartua sipas qasjes pjesëmarrëse nga Njësia e Koordinimit për Luftën Kundër Mashtrimeve me Mjetet e BE-së (Njësia AFKOS) pranë Ministrisë së Financave, me përfshirjen e të gjitha palëve të tanguara dhe përmes koordinimit dhe bashkëpunimit ndërsektorial me institucionet që janë pjesë e Rrjetit Institucional për Mbrojtjen e Interesave Financiare të BE-së në vend (Rrjeti AFKOS), organet dhe strukturat e sistemit të menaxhimit dhe kontrollit të mjeteve të Bashkimit Evropian, si dhe me Zyrën Evropiane për Luftën Kundër Mashtrimeve (OLAF).

Strategjia për luftën kundër mashtrimit dhe mbrojtjen e interesave financiare të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë s Veriut 2026-2030 nënkupton zbatimin e reformave në fushat prioritare që lidhen me parandalimin e parregullsive dhe mashtrimeve, zbulimin e parregullsive dhe rasteve të dyshuara për mashtrim, hetimin dhe ndjekjen penale të mashtrimeve dhe kthimin e mjeteve finaciare dhe sanksionet.

Përmes zbatimit të strategjisë, pritet të përforcohet parandalimi i parregullsive dhe mashtrimeve, vendosja e masave efektive dhe proporcionale kundër mashtrimit, përmirësimi i mjeteve dhe teknikave për zbulimin e parregullsive dhe mashtrimeve, sigurimi i hetimit në kohë dhe trajtimi përkatës i rasteve të raportuara të dyshuara për mashtrim, si dhe përforcimi i kapacitetit për sigurimin e dënimeve proporcionale dhe dekurajuese, korrigjimet e përshtatshme financiare dhe dekurajimet në rast të parregullsive dhe mashtrimeve”, thonë nga Minsitria e Financave./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.