KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

“Më vjen keq që u eliminuam, por jam krenar për paraqitjen” – Ramadani vlerëson paraqitjen e lojtarëve

“Më vjen keq që u eliminuam, por jam krenar për paraqitjen” – Ramadani vlerëson paraqitjen e lojtarëve

Drita është eliminuar nga garat e Ligës së Konferencës, pasi u mposht edhe në ndeshjen e kthimit nga NK Celje me rezultat 3-2, duke bërë që rezultati i përgjithshëm të shkojë në 6-4 në favor të skuadrës sllovene.

Gjilanasit zhvilluan një tjetër paraqitje të mirë, duke treguar karakter dhe duke realizuar dy gola që mbajtën gjallë shpresat për kualifikim deri në fund. Megjithatë, kjo nuk rezultoi e mjaftueshme për të siguruar kalimin tutje.

Pas ndeshjes ka folur trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani, i cili u shpreh i zhgënjyer për eliminimin, por njëkohësisht krenar për ekipin e tij.

“Një ndeshje e çmendur. Më vjen keq që u eliminuam, por jam krenar që jam trajner i Dritës dhe i këtyre djemve kampionë,” deklaroi Ramadani.

Ai theksoi se meritat për rrugëtimin evropian i takojnë futbollistëve, që arritën deri në këtë fazë.

“Për atë që kemi bërë deri sot, meritorë janë lojtarët. I përgëzoj për angazhimin maksimal. I falënderoj edhe tifozët që erdhën nga diaspora për të na përkrahur”, nënvizoi shkupjani.

Tashmë Drita rikthehet te garat vendore. Të dielën, gjilanasit do të përballen me FC Prishtina në stadiumin “Fadil Vokrri”, në një ndeshje kampionati që nis nga ora 20:00. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.