Manchester City ka shënuar fitore komode në shtëpi ndaj Brentfordit, në kuadër të xhiros së 38-të në Ligën Premier.
“Qytetarët” zhvilluan një paraqitje dominuese për të arkëtuar pikët e plota me rezultat 3-0.
Pavarësisht rasteve të shutmta, Man City nuk arriti ta gjejë rrugën drejtë rrjetës edhe pse rrezikoi disa herë me Erling Haaland.
Igor Thiago i Brentford lehtë mund ta befasonte Cityn, por dështoi në përballjen një kundër një ndaj Donnarummas.
Heroi i Man Cityt ishte prapë Jeremy Doku, që njësoi si ndaj Evertonit, realizoi një eurogol për të zhbllokuar epërsinë (60’).
Ndërsa, epërsinë e dyfishoi Erling Haaland, i cili shënoi me thembër pas një topi të kthyer disi nga afërsia (75’).
Krejt në fund, në skenë doli edhe Omar Marmoush që realizoi gol të bukur për epilogun 3-0 (90+3′).
Man Cityt kësisoj shkon në kuotën e 74 pikëve, dy më pak se Arsenali derisa Brentford zë pozitën e tetë me 51 sosh. Kujtojmë, kanë mbetur edhe dy xhiro për t’u zhvilluar deri në fundin e kampionatit./Telegrafi/