KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Limaj shpreson në lirimin e ish-krerëve të UÇK-së: Të kthehen ashtu siç kanë shkuar

Limaj shpreson në lirimin e ish-krerëve të UÇK-së: Të kthehen ashtu siç kanë shkuar

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka rrëfyer përvojën e tij një natë para shpalljes së verdiktit, duke kujtuar kohën kur vetë ishte përballur me procesin gjyqësor.

I ftuar në emisionin “Pressing” në T7, Limaj tha se një natë para vendimit “përgatitesh për ma të keqen”, duke iu referuar rastit të tij.

“Lirimi im ka pas një shpërthim emocional të njerëzve, ka qenë tubim spontan i pa organizuar, tash kemi organizim…”, tha Limaj.

Duke folur për verdiktin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, që pritet të shpallet më 16 shtator, Limaj e cilësoi natën para vendimit si veçanërisht të vështirë.

“Është një natë jashtëzakonisht e vështirë, çdo gjë shkon në mendje. Efektet pastaj janë efekte që kemi me i bashkëjetu si Kosovë dhe qytetarë”, u shpreh ai.

Limaj tha se pret që procesi gjyqësor të përmbyllet dhe ish-krerët e UÇK-së të kthehen në Kosovë.

“Do duhej nesër përfundimisht të mbyllet ky kapitull”, tha ai.

Ai shtoi se aktgjykimi lirues në rastin e tij, sipas tij, kishte ndihmuar edhe në aktgjykimin e Ramush Haradinajt, ndërsa pret që këto raste të shërbejnë si referencë për vendimet ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.

“Po pres që edhe nesër themeluesit e UÇK-së dhe të shtetit të kthehen ashtu siç kanë shkuar, krenar dhe dinjitet”, deklaroi Limaj./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.