KORREKT / SOT17 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Leipzig “blindon” Brajan Grudën për 30 milionë euro dhe i prish planet Bayernit

Leipzig “blindon” Brajan Grudën për 30 milionë euro dhe i prish planet Bayernit

RB Leipzig ka vendosur ta transferojë përfundimisht Brajan Grudën nga Brighton, pasi futbollisti gjerman aktualisht po aktivizohet si i huazuar te skuadra e Bundesligës.

Sipas gazetarit të “Sky Sport Germany”, Philip Hinze, klauzola e detyrimit për blerjen e tij do të aktivizohet zyrtarisht në vitin 2027, një lëvizje kjo e planifikuar për arsye kontabël nga drejtuesit e klubit, shkruan IndeksOnline.

Paketa totale e transferimit pritet të arrijë shifrën e 30 milionë eurove, duke përfshirë edhe bonuset.

Ndërkohë, Gruda ka arritur tashmë marrëveshjen personale me Leipzigun, ku do të nënshkruajë kontratë afatgjatë deri në vitin 2031.

Në anën tjetër, talenti gjerman ka qenë prej kohësh në listën e dëshirave të Bayern Munichut, madje edhe para se ai të kalonte te Brighton.

Megjithatë, ai nuk është aktualisht një objektiv konkret i bavarezëve. Interesimi i tyre mund të konkretizohet vetëm nëse ndodh ndonjë zhvillim i jashtëzakonshëm në merkato, siç do të ishte shitja e mundshme e Michael Olises. /IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.