Kombëtarja e Kosovës në grupmoshat U-17 ka shënuar fitore në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.
“Dardanët” e rinj arritën të triumfojnë me rezultat 3:1 përballë Letonisë, duke treguar paraqitje mjaft të mirë dhe efikasitet në fushë, shkruan IndeksOnline.
Me këtë sukses, futbollistët e rinj të Kosovës e përmbyllin me tre pikë të plota këtë sfidë të fundit të grupit, duke mbyllur kështu me rezultat pozitiv përballjen ndaj kombëtares baltike. /IndeksOnline/
Burimi: indeksonline.net ↗

