Klubi i Superligës së Kosovës në basketboll, ka njoftuar të mërkurën se ka suspenduar basketbollistin amerikan si pasojë e sjelljeve të papranueshme të tij.
Peja nuk ka bërë të ditur se për sa ndeshje është suspenduar Bracey por ka shtuar se sjelljet e papranueshme dhe joprofesionale ndaj klubit, bashkëlojtarëve dhe stafit të trajnerëve kanë bërë që të suspendohet.
Po ashtu, në njoftim thuhet se ai ka dëmtuar imazhin e klubit përmes deklaratave dhe postimeve fyese në rrjetet sociale ndaj tifozëve të KB Peja.
“KB Peja nuk toleron sjellje që cenojnë profesionalizmin, respektin dhe vlerat e klubit”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Pejës.
Bracey deri më tani ka regjistruar katër paraqitje për Pejën në Superligë dhe ka një mesatare prej 10 pikëve, 2 kërcimeve dhe 6 asistimeve për ndeshje.

