Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    Tjetër supergol nga Raphinha, Barcelona rikthen epërsinë ndaj Realit

    January 11, 2026

    Liverpooli gati të ofrojë 180 milion euro për yllin e Real Madridit në një transferim rekord

    January 11, 2026

    Fenomeni i “transferimeve” politike,  10 deputetët që ndërruan partitë sigurojnë ulëse në Kuvend

    January 11, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Tjetër supergol nga Raphinha, Barcelona rikthen epërsinë ndaj Realit
    • Liverpooli gati të ofrojë 180 milion euro për yllin e Real Madridit në një transferim rekord
    • Fenomeni i “transferimeve” politike,  10 deputetët që ndërruan partitë sigurojnë ulëse në Kuvend
    • Benita Zena dhe Endri kanë qenë në lidhje për një kohë të gjatë
    • Cila kombësi ka sjelljen më të mirë në botë? Eksperti i bontonit jep përgjigjen
    • Albana Bilalli publikon “Bam Bam” dhe shfaq një dimension të ri krijues
    • Një nga vullkanet më aktiv në botë gati të shpërthejë
    • Tre gola në minutat shtesë, çmenduri në pjesën e parë të “El Clasicos”
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Sunday, January 11
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
      • Zgjedhjet e 28 dhjetorit
      • Zgjedhjet parlamentare 2025
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » Ky është fillimi i fundit për Republikën Islamike

    Ky është fillimi i fundit për Republikën Islamike

    korrektpressBy korrektpressJanuary 3, 2026 Ali khamenei 4 Mins Read
    Ky është fillimi i fundit për Republikën Islamike
    Ky është fillimi i fundit për Republikën Islamike
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Burimi: The Telegraph
    Përkthimi: Telegrafi.com

    Për dekada me radhë, reagimi i zakonshëm i ajatollahëve të Iranit, kur përballeshin me protesta kundër qeverisë, ka qenë përdorimi i forcës brutale. Kështu ia dolën të shtypnin Revolucionin e Gjelbër të vitit 2009, i cili çoi në vrasjen dhe torturimin e mijëra protestuesve iranianë; kjo ia dha fundin kryengritjes më serioze popullore që Republika Islamike kishte përjetuar që nga revolucioni iranian i vitit 1979.

    Së fundmi, taktika të ngjashme u përdorën pas shpërthimit të protestave mbarëkombëtare në vitin 2022 – pas vdekjes në paraburgim të një vajze 22-vjeçare kurdo-iraniane, e arrestuar për shkeljen relativisht të padëmshme të mosmbajtjes së hixhabit. Qindra persona humbën jetën – përfshirë edhe fëmijë – ndërsa autoritetet iraniane vepruan me shpejtësi për të shtypur pakënaqësinë.

    Dhe, duke gjykuar nga reagimi i regjimit ndaj shpërthimit më të fundit të protestave kundër qeverisë, ajatollahët po përpiqen të përdorin të njëjtat taktika për të riafirmuar autoritetin e tyre – me raportime që tashmë flasin për disa viktima në mbarë vendin.

    Dallimi thelbësor është se, kësaj radhe, aftësia e regjimit për të mbrojtur veten është seriozisht e komprometuar nga dobësia e natyrshme e pozitës në të cilën ndodhet.

    Pasi u poshtërua gjatë luftës 12-ditore të verës së kaluar me Izraelin – që përfundoi me shkatërrimin e elementëve kyç të infrastrukturës bërthamore dhe ushtarake – gjendja e regjimit është përkeqësuar nga kolapsi dramatik ekonomik që ndodhi pas përfundimit të armiqësive.

    Me inflacionin që tashmë arrin në 50 për qind dhe me vendin që vuan nga papunësia e përhapur te të rinjtë, rënia drastike e vlerës së rialit – monedhës kombëtare – e ka vendosur ekonominë iraniane praktikisht në gjendje mbijetese.

    Me qeverinë që ballafaqohet me vështirësi për të përballuar ndikimin e sanksioneve ndëshkuese, të vendosura për shkak të aktiviteteve bërthamore të Iranit, rënia prej 40 për qind e vlerës së rialit – që nga lufta me Izraelin – ka vënë shumë tregtarë dhe biznesmenë para falimentimit.

    Pra, nuk është për t’u habitur që protestat fillestare nisën në Pazarin e Madh të Teheranit, ku tregtarët – dikur të pasur të klasës së mesme, familjet e lidhura ngushtë me rrjetet tregtare që përbëjnë shtyllën kurrizore të ekonomisë iraniane – u bashkuan me studentët e pakënaqur për të shprehur zemërimin ndaj paaftësisë ekonomike të regjimit.

    Me vendin që ende vuan nga thatësira e përhapur, për të cilën shumë iranianë besojnë se është rezultat i viteve të tëra pa investime në infrastrukturën kritike, paaftësia e ajatollahëve për të ofruar madje edhe standardet më bazike të jetesës për qytetarët, ka nxitur pakënaqësi të përgjithshme në gjithë vendin.

    Iranianët janë gjithashtu të tërbuar nga shumat e mëdha që regjimi ka shpërdoruar për të financuar grupe të ndryshme terroriste në Lindjen e Mesme, si Hezbollahu në Liban dhe Hamasi në Gazë, në vend që të përqendrohet në nevojat e popullit iranian.

    Zemërimi në rritje ndaj gjendjes së vendit ka çuar në shumë thirrje, nga protestuesit, për ndryshim regjimi dhe për t’i dhënë fund përfshirjes së Iranit në aventura të jashtme – të dështuara dhe të kushtueshme. Thirrjet si “vdekje diktatorit” dhe “vdekje Khameneit” janë shoqëruar me britma si “Jo Gazës, jo Libanit, jeta ime le të jetë sakrificë për Iranin”. Në pjesë të tjera të vendit, madje janë dëgjuar edhe brohoritje në mbështetje të Shahut të mëparshëm – me spektatorë në një ndeshje futbolli në Isfahan që thërrisnin: “Reza Shah, prehu në paqe”.

    Shenjë ogurzeza për ajatollahët është gjithashtu edhe shfaqja e çarjeve në strukturën e regjimit, me presidentin e prirur drejt reformave, Masoud Pezeshkian, që ka argumentuar se qeveria duhet të dëgjojë kërkesat e protestuesve.

    Pezeshkiani më pas ka urdhëruar qeverinë që të dëgjojë “kërkesat legjitime” të protestuesve, me zyrtarë të qeverisë që thonë se do të krijohet “një mekanizëm dialogu” për të zhvilluar bisedime me udhëheqësit e lëvizjes protestuese.

    “Jetesa e popullit është shqetësimi im i përditshëm”, ka shkruar Pezeshkian në një postim në X.

    Qëndrimi më i moderuar i presidentit përbën një kontrast të fortë me qasjen e pamëshirshme që zakonisht ndjek Udhëheqësi Suprem, Ali Khamenei, dhe mbështetësit e tij në Gardën Revolucionare, kur përballen me shfaqje të mëdha pakënaqësie publike.

    Në një diktaturë teokratike si Irani, mjafton që një fraksion të dalë nga rreshti që e gjithë struktura të shembet. /Telegrafi/

    TË TJERA

    Senatori amerikan u drejtohet iranianëve: Ndihma po vjen

    Presidenti i Iranit thyen heshtjen, fajëson fuqitë e huaja për protestat

    Rritet numri i të vdekurve nga protestat në Iran

    Protestuesit në të gjithë Iranin kanë përshkruar skena dhune në rrugë dhe kaos në spitale

    Irani thotë se Izraeli dhe bazat amerikane do të jenë “objektiv legjitim” nëse sulmohet nga SHBA

    Izraeli në gatishmëri të lartë për mundësinë e një veprimi ushtarak amerikan kundër Iranit

    Demonstrata të mbajtura në disa nga qytetet kryesore evropiane në solidaritet me protestat në Iran

    LEXO GJITHASHTU

    Tjetër supergol nga Raphinha, Barcelona rikthen epërsinë ndaj Realit

    January 11, 2026

    Liverpooli gati të ofrojë 180 milion euro për yllin e Real Madridit në një transferim rekord

    January 11, 2026

    Fenomeni i “transferimeve” politike,  10 deputetët që ndërruan partitë sigurojnë ulëse në Kuvend

    January 11, 2026

    Benita Zena dhe Endri kanë qenë në lidhje për një kohë të gjatë

    January 11, 2026
    TË TJERA

    Cila kombësi ka sjelljen më të mirë në botë? Eksperti i bontonit jep përgjigjen

    January 11, 2026

    Albana Bilalli publikon “Bam Bam” dhe shfaq një dimension të ri krijues

    January 11, 2026

    Një nga vullkanet më aktiv në botë gati të shpërthejë

    January 11, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.