KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Rritet numri i të vdekurve nga protestat në Iran

Rritet numri i të vdekurve nga protestat në Iran

Numri i njerëzve të vrarë në protestat në Iran është më shumë se dyfishuar në orët e fundit, raporton agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar Agjencinë e Lajmeve të Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut (HRANA) me seli në SHBA.

Në përditësimin e saj të fundit, organizata e pavarur tha se 466 persona kishin vdekur – një rritje e madhe nga shifra e mëparshme prej 203.

HRANA, e cila mbështetet në verifikimin e informacionit nga aktivistët në Iran, ka ofruar shifra të sakta në raundet e mëparshme të trazirave në Republikën Islamike.

Ndryshe, njerëzit në të paktën 180 qytete në të gjithë Iranin kanë dalë në rrugë ditët e fundit për të protestuar kundër regjimit aktual të vendit.

Edhe pse demonstratat fillimisht ishin “jashtëzakonisht të bukura dhe shpresëdhënëse” sipas një personi, autoritetet shtypën me dhunë ata që protestuan të premten në mbrëmje, thanë dëshmitarët okularë.

Skenat në Iran nga dëshmitarët janë përshkruar si “kaotike”. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.