KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

​Kusari – Lila beson se verdikti i Hagës mund të korrigjohet, apelon për bashkim e maturi

​Kusari – Lila beson se verdikti i Hagës mund të korrigjohet, apelon për bashkim e maturi

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, e ka cilësuar si të rëndë dhe të trishtueshëm vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë për katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kusari-Lila për KP ka thënë se vendimi mund të korrigjohet përmes hapave të mëtejmë, duke bërë thirrje për unitet dhe planifikim të kujdesshëm.

“Vendimi i djeshëm ka qenë trishtues dhe i rëndë, jo veç për qytetarët e Kosovës, por për gjithë shqiptarët. Gjithsesi e mirëkuptoj edhe frustrimin e protestën. Ajo çka është shumë e rëndësishme në këto momente është të jemi të matur e të bëjmë veprimet e duhura që do ta sjellin lirimin e plotë dhe të pakusht të katër krerëve të UÇK-së, që padrejtësisht u rrënuan me atë vendim të ditës së djeshme. Ajo që ndodhi dje ka mundësi e hapësirë të korrigjohet, por duhet të jemi të bashkuar me plan të qartë e natyrisht edhe me maturi të lartë të planifikojmë hapin e radhës”, ka thënë Kusari-Lila.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.