KORREKT / SOT1 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kurti: Eksportet e Kosovës janë rritur për 27.5% që nga viti 2021, katër herë më shpejt se importet

Kurti: Eksportet e Kosovës janë rritur për 27.5% që nga viti 2021, katër herë më shpejt se importet

Kryeministri Albin Kurti, ka bërë të ditur se eksporti i Kosovës është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021, duke theksuar se kjo rritje është katër herë më e shpejtë se ajo e importit.

Kurti, në kuadër të takimeve “Data4Breakfast”, ka diskutuar me përfaqësues të bizneseve të tregtisë me pakicë, përpunimit të ushqimit dhe prodhimit të pijeve joalkoolike për furnizimin e tregut vendor dhe potencialin e prodhimit në vend.

Ai ka vlerësuar se sektori i pijeve është një shembull i potencialit prodhues dhe eksportues të Kosovës, ndërsa ka thënë se zgjerimi i këtij sektori kërkon kushte që u mundësojnë kompanive të investojnë dhe të depërtojnë në tregje të reja.

“Përmes Planit Një Miliard Euro, synojmë të zëvendësojmë importet me prodhim vendor”, ka shkruar Kurti.

Ai ka përmendur edhe rritjen e pagës minimale nga 170 në 500 euro, si dhe rritjen e pjesëmarrjes së grave në tregun e punës dhe punësimit të të rinjve.

Kurti ka theksuar se për zhvillimin e sektorit privat nevojiten edhe rregulla të barabarta për të gjitha bizneset dhe zero tolerancë ndaj korrupsionit.

Ai ka paralajmëruar se në vitin 2027 do të zhvillohen sërish takime me përfaqësuesit e bizneseve për të vlerësuar rezultatet e arritura.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.