KORREKT / SOT1 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Privohen nga liria dy persona nga Gostivari, policia ju gjeti kokainë dhe marihuanë

Privohen nga liria dy persona nga Gostivari, policia ju gjeti kokainë dhe marihuanë

Dy persona nga Gostivari, të moshës 42 dhe 48 vjeç, janë arrestuar sot gjatë një aksioni policor kundër tregtisë së paligjshme me drogë.

Sipas njoftimit të Policisë, ndërhyrja është realizuar në rrugën “Beliçica” në Gostivar, në momentin e një blerjeje-shitjeje të dyshuar të narkotikëve. Gjatë kontrollit te personat janë gjetur kokainë dhe marihuanë.

Me urdhër gjykate, policia ka kontrolluar edhe shtëpinë e njërit prej të arrestuarve, ku janë gjetur dhe sekuestruar edhe gjashtë paketime me kokainë, si dhe para në prerje të ndryshme.

“Dy personat janë ndaluar në stacionin policor për procedurë të mëtejshme, pas së cilës ndaj tyre do të parashtrohen kallëzimet përkatëse”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Dy të arrestuarit do të përballen me procedurat e mëtejshme ligjore.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.