KORREKT / SOT1 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Një person gjendet pa shenja jete në Pejë – Policia jep detaje

Një person gjendet pa shenja jete në Pejë – Policia jep detaje

Një person i gjinisë mashkullore është gjetur pa shenja jete sot, rreth orës 11:20, në vendbanimin e tij në rrugën “Mbreti Bardhyl” në Pejë.

Rastin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili ka bërë të ditur se vdekja e personit është konstatuar nga personeli mjekësor në vendin e ngjarjes.

“Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka dalë në vendin e ngjarjes. Në konsultim me të, është iniciuar rast ‘Hetimi i vdekjes’, ndërsa trupi i pajetë dërgohet në IML”, ka deklaruar Rugova.

Rasti është duke u trajtuar nga njësitet përkatëse policore, ndërsa hetimet dhe veprimet e tjera procedurale janë në vazhdim.

Deri më tani, nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me rrethanat e vdekjes. /Lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.